Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e mesfushorin argjentinas të Benficas, Enzo Fernandez.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea ka hapur një raund të ri negociatash me klubin portugez, përcjell Demokracia.com.
Pas ofertës së parë prej 100 milionë eurosh, “Blutë” e Londrës kanë bërë një ofertë tjetër prej 120 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit argjentinas.
Siç bëhet e ditur, futbollisti është pajtuar për kalimin në “Stamford Bridge”, por pengesë vazhdon të mbetet Benfica.
Fernandez është pjesë e Benficas nga vera e vitit 2022 kur u transferua nga River Plate.
Në 17 ndeshjet e fundit të zhvilluara, Fernandez ka realizuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime./Demokracia.com/