Sport
Chelsea merr fitoren e parë nën drejtimin e Thomas Tuchel
Demokracia
15:18 | 31 Janar 2021

Share:

Skuadra e Chelseat ka korrur fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Tuchel i cili erdhi për të zëvendësuar anglezin Frank Lampard në “ Stamford Bridge”.

“Blutë” e Londrës kanë triumfuar me rezultat 2-0 kundër Burnleyt në kuadër të xhiros së 21- të të Premier Ligës, përcjell KosovaPress.

Goli i parë erdhi në minutën e 40’ kur Azpilicueta mori një asistim nga Hudson-Odoi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë skuadra e Tuchel vazhdoi të kërkonte golin e qetësisë por e gjeti atë vetëm gjashtë minuta para fundit të ndeshjes me anë të mbrojtësit anësor, Marcos Alonso.

Pas 21 ndeshjeve, Chelsea ka mbledhur 33 pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë, kurse Burnley është në vendin e 16 me 22 pikë./Demokracia

Të ngjashme