Chelsea ka shënuar fitoren e parë pas tri takimeve në Premierligë, duke e mposhtur Leeds United në udhëtim.
“Blutë” e Londrës fituan bindshëm 0:3 ndaj skuadrës së Leeds që tanimë ndodhet shumë afër rënies nga Premierliga, shkruan Demokracia.com.
Mason Mount heshti stadiumin vetëm pas katër minutash për ta kaluar Chelsean në avantazh.
Golin e dytë për londinezët e shënoi Pulisic, dhjetë minuta pasi nisi fraksioni i dytë.
Goditjen e fundit nikoqirëve ua dha sulmuesi belg, Romelu Lukaku shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Me këto tri pikë, Chelsea “blindon” pozitën e tretë me 70 pikë, ndërsa Leeds ka 34 pikë në pozitën e 18-të, vend ky që e largon nga elita e futbollit anglez./Demokracia.com/