Sport
Chelsea mbijeton përballë Liverpoolit me një lojtar më pak në fushë
Demokracia
20:29 | 28 Gusht 2021

Share:

Është mbyllur pa fitues 1:1 supersfida e javës së tretë të Premier Largue mes Liverpool dhe Chelsea.

Ka ndodhur gjithçka në pjesën e parë. Kanë qenë blutë që kanë goditur të parët me një goditje perfekte me kokë të Kai Havertz në minutën e 22-të.

Barazimi i vendasve ka ardhur në fundin e pjesës së parë me një penallti të Mohamed Salah. Chelsea e ka luajtur të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga James për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë.

Pavarësisht superioriteti numerik, Liverpool nuk ka arritur të gjejë golin e fitores. /Demokracia.com

Të ngjashme