Premier League vjen sot me ndeshjet e javës së gjashtë të cilat do të sjellin disa takime tejet joshëse.
E gjithë vëmendja do të jetë te përballja Chelsea – Manchester City dy skuadrat këto sivjet më serioze në luftë për titull dhe sigurisht lufta në fushë pritet të jetë e zjarrtë, shkruan Demokracia.com.
Tuchel apo Guardiola do të festojnë mbetet të shihet por një është e sigurt, spektakli në fushë nuk do të mungojë.
Në të njëjtën kohë pra nga ora 13:00 zhvillohet edhe takimi tjetër ku ndeshen Manchester City – Aston Villa, derisa dita e sotme mbyllet me sfidën Brandford – Liverpool që luhet nga ora 18:30.
Më poshtë mund të gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com