Sport
Chelsea kërkon fitore në udhëtim te Aston Villa, formacionet zyrtare
Demokracia
17:36 | 26 Dhjetor 2021

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes midis Aston Villës dhe Chelseas.

“Blutë” e Londrës duan fitore në udhëtim te Aston Villa, ngase kanë barazuar në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, shkruan Demokracia.com.

Aston Villa në anën tjetër synon gjithashtu pikët e plota për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë.

Chelsea ka 38 pikë në pozitën e tretë, ndërkohë Aston Villa është edhjeta me 22 pikë.

Ndeshja luhet në “Villa Park” në Birmingham dhe fillon nga ora 18:30.

Formacionet zyrtare:

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett, Sanson, Luiz, Ramsey, Buendia, Ings, Watkins.

Chelsea: Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger, James; Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Pulisic, Hudson-Odoi. /Demokracia.com/

Të ngjashme