Sport
Chelsea kalon me lehtësi Leicester dhe përforcon kreun
Demokracia
15:29 | 20 Nëntor 2021

Share:

Chelsea ka marrë një fitore të pastër 3-0 në fushën e Leicester, në javën e 12-të të Premier League.

Londinezët i kanë siguruar tri pikët që në pjesën e parë, të mbyllur në avantazh 2-0 falë golit me kokë të Rudiger dhe magjisë së Kante.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71-të, ka ardhur edhe goli i Pulisic që ka rrumbullakosur fitoren e londinezëve.

Skuadra e Tuchel kryeson Premier League me 29 pikë, tri më shumë se ndjekësit më të afërt, që kanë një ndeshje më pak.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Leicester, që ka marrë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të kampionatit. /Demokracia.com

Të ngjashme