Sport
Chelsea – Juventus dhe Barcelona – Benfica, befasi në formacionet zyrtare
Demokracia
19:49 | 23 Nëntor 2021

Share:

Janë publikuar formacionet e dy përballjeve kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes luhet në Londër, gjegjësisht në stadiumin “Stamford Bridge” ku përballen Chelsea dhe Juventusi, shkruan Demokracia.com.

Gjigantët evropian do të ballafaqohet në kuadër të Grupit H, me “Zonjën e Vjetër” që është vetëm një hap larg kualifikimit pasi ka 12 pikë në vendin e parë, tri më pak ka Chelsea e dyta në grup.

Chelsea dhe Juventusi janë favorit absolut për të prerë biletën e 1/16 së finales.

Chelsea: Mendy, Rudiger, Jorginho, Thiago Silva, Kante, Pulisiq, Chalobah, Hudson-Odoi, Chilwell, Ziyech, James

Juventus: Szczesny, De Ligt, Morata, Cuadrado, Alex Sandro, McKennie, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Locatelli, Bentacur.

Takimi tjetër interesant është edhe ajo ndërmjet Barcelonës dhe Benficës që luhet në “Camp Nou”.

“Katalunasit” synojnë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë të Xavit si trajner i skuadrës në këtë eveniment madhor.

Barcelonës ka gjashtë pikë në Grupin E, ndërsa me një fitore eventuale do t’i distancohej dukshëm Benficës që ka dy pikë më pak.

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Araujo, Busquets, Depay, Demir, Lenglet, Jordi Alba, F.de Jong, Gonzalez, Gavi

Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Grimaldo, Vertonghen, Everton, Yaremchuk, Mario, Rafa Silva, Weigl, Otamendi, Andre-Almeida

Dy përballjet në fjalë fillojnë nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme