Eden Hazard assesi nuk po mund të bëhet rehat te Real Madridi. Që prej transferimit prej 115 milionë eurosh nga Chelsea, belgu nuk po arrin të gjejë hapësira tek madrilenët dhe për këtë ai në të shumtën e rasteve nis ndeshjet nga stoli.
Nga një prej lojtarëve më të mirë në botë, ai erdhi për të “ngrohur stolin”, përcjell Demokracia.com.
Real Madridi do të dëshirojë patjetër ta largojë atë në verë, për të “hequr qafe” pagën e tij të madhe dhe kontratën që ka deri në vitin 2024.
Tashmë ka pasur zëra për një transferim të mundshëm në verë, ku thuhet se Chelsea është në disponim për ta rikthyer atë.
Mediat shkruajnë shumë për këtë dhe tani kanë marrë materiale shtesë, pasi Chelsea ka postuar në Instagramin e saj një foto të Hazardit me fanellën blu me komentin “Shkëlqim ndër vite. Cili është momenti juaj i preferuar i Eden Hazard?”, dhe kjo shkaktoi shumë reagime.
View this post on Instagram
Tifozët komentuan nëse ky ishte njoftimi i rikthimit të tij të mrekullueshëm në Stamford Bridge.
Dhe duke qenë se është e rrallë që klubet e mëdha të publikojnë foto të lojtarëve të tjerë, sado që të kenë lënë gjurmë në klubin e tyre, kjo mund të duket vërtet si një njoftim delikat i një transferimi të madh për verën./Demokracia.com/