Sport
Chelsea “i fiksuar” pas Osimhen, gati të ofrojnë kartonin e sulmuesit “gjigant
Demokracia
09:56 | 10 Shkurt 2023

Share:

Chelsea është i fiksuar pas Victor Osimhen dhe klubi anglez po përpiqet në çdo mënyrë të bëjë të mundur transferimin e sulmuesit nigerian.

Klubi blu i Londrës ka bërë transfrerime të shumta, por ende i mungon një sulmues goli. Aubameyang nuk ishte një transferim i duhur për ta, Armando Broja është i dëmtuar, ndërsa Havertz ka qenë ai që ka mbuluar vendin e sulmuesit pykë, edhe pse nuk është pozicioni i tij natyral.

Kështu, sipas “90min”, Chelsea është i gatshëm të ofrojë kartonin e Romelu Lukakut dhe para për të bërë të mundur këtë transferim. Lukaku aktualisht është në huazim tek Interi, por dëmtimet nuk e kanë lënë belgun të arrijë formën e tij më të mirë dhe kështu zikaltërit janë në mëdyshje për të rinovuar huazimin e tij.

Osimhen është në një formë të jashtëzakonshme dhe një lojtar shumë i rëndësishëm i Napolit, madje De Laurentiis ka theksuar se nuk ka ndërmend ta shesë atë, vetëm nëse një ofertë gjatë merkatos së verës do të ishte me vlerë mbi 100 milionë euro, atëherë do të ulej të diskutonte./abcnews.al

Të ngjashme