Ecuria prej katër humbjeve radhazi ka marrë fund te Chelsea. “Blutë” e Londrës kanë triumfuar të martën mbrëma kundër Bournemouthit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.
Chelsea triumfoi pastër 2:0 ndaj Bournemouth në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan Demokracia.com.
Rrjeta për herë të parë u “tund” në minutën e 16-të kur Havertz dërgoi topin në kuadratin e portës.
Pa kaluar 10 minuta nga goli i parë, Chelsea rriti epërsinë me anë të Mason Mount që shënoi gol të bukur nga distanca.
Të besuarit e trajnerit Potter vazhduan iniciativën edhe në minutat në vazhdim, por gola më nuk pati.
Me këtë fitore Chelsea ngritet në pozitën e tetë me 24 pikë. 16 pika ka Bournemouth në vendin e 14-të./Demokracia.com/