Sport
Chelsea e bën “ligjin” kundër Milanit, e mund bindshëm në “Stamford Bridge”
Demokracia
22:54 | 05 Tetor 2022

Share:

Chelsea e ka fituar ndeshjen kryesore të Grupit E kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” e Londrës fituan bindshëm 3:0 kundër Milanit në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, shkruan Demokracia.com.

Fofana hapi serinë e golave në minutën e 24-të kur shënoi nga afërsia për londinezët, gol me të cilin Chelsea shkoi në pushim me avantazh.

Pjesën e dytë përsëri më mirë e nisën vendasit që me anë të Aubameyangut dyfishuan shifrat në minutën e 56-të.

Gjashtë minuta më vonë, goditjen e tretë Milanit ia dha Reece James me gol nga afërsia.

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u inkuadrua në minutën e 76-të për Chelsean, duke mos lënë “gjurmë”.

Chelsea me këtë fitore të parë ngritet në vendin e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe Milani që bie në pozitën e tretë./Demokracia.com/

Të ngjashme