Sport
Chelsea duhet t’i paguajë kaq milionë euro Tuchelit pas shkarkimit
Demokracia
18:44 | 07 Shtator 2022

Share:

Thomas Tuchel nuk është më trajner i Chelseat me klubin londinez që ka vendosur ta shkarkojë teknikun gjerman për shkak të rezultateve të dobta në këtë fillim sezoni.

Blutë e Londrës u mposhtën së fundmi edhe në Ligën e Kampionëve nga Dinamo Zagreb ndërsa në Premierligë në gjashtë javët e para pësuan dy humbje që rënduan bilancin e Tuchel.

Megjithatë nga ky shkarkim gjermani do të përfitojë 15 milionë euro.

“Sportsmail” shkruan se 49-vjeçari përfitonte 13 milionë euro në sezon. Së bashku me stafin e tij, kostoja totale për pronarët e rinj amerikanë ka të ngjarë të shkojë në 15 milionë euro.

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar, klubi i Chelsea falenderon Tuchel për kohën e shpenzuar në krye të skuadrës ndërsa theksohet se stafi teknik do të marrë përsipër drejtimin e ekipit derisa të emërohet trajneri i ri.

Të ngjashme