Sport
Chelsea – Arsenal: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim
Demokracia
10:29 | 06 Nëntor 2022

Share:

Chelsea dhe Arsenali do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Blutë janë nikoqir të Topçinjve në kuadër të derbit londinez i cili pritet me entuziazëm të madh, pasi të dy skuadrat janë në formë të lartë.

VendiStamford Bridge

Koha13:00

Lajme rreth ekipeve

Chelsea

Denis Zakaria dhe Mateo Kovacic do të vlerësohen pas disa lëndimeve të lehta dhe kroati mund të luajë titullar.

Ben Chilëell është jashtë fushave shkaku i lëndimit, kështu që presim që Marc Cucurella të startojë në krahun e majtë.

Ruben Loftus-Cheek mund të luajë në krahun e djathtë, megjithëse Graham Potter mund të shkojë gjithashtu me sistemin e diamantit që përdori kundër Dinamo Zagrebit në mesjavë.

Arsenal

Takehiro Tomiyasu luajti vetëm 15 minuta kundër Zurichut të enjten mbrëma dhe është një dyshim, me Kieran Tierney që mund të mbajë vendin e tij në krahun e majtë.

Oleksandr Zinchenko dhe Bukayo Saka janë rikthyer në stërvitje përpara kësaj, por vetëm ky i fundit mund të fillojë ndeshjen nga minuta e parë.

Matt Turner dhe Emile Smith Rowe janë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Fakte

Arsenali ka fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Chelsea ka parë mbi tri gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.

Chelsea është i pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Analizë

Chelsea iu përgjigj humbjes 4-1 në Brighton me një fitore 2-1 ndaj Dinamo Zagrebit në mesjavë, por ata kanë fituar vetëm dy nga pesë të fundit në të gjitha garat. Ata kanë dështuar të mposhtin Arsenalin në tre takimet e fundit në shtëpi, duke humbur dy të fundit.

Arsenali mundi Nottingham Forest 5-0 herën e fundit në ligë, dhe pasoi me një fitore 1-0 në Ligën e Evropës ndaj FC Zurich të enjten mbrëma. Thënë kështu, ata kanë barazuar dhe humbur dy ndeshjet e tyre të fundit në udhëtim te Southampton dhe PSV.

Megjithatë, liderët e deritashëm të ligës pritet të vazhdojnë formën e tyre të mirë në Stamford Bridge në ndeshjen e hershme të së dielës.

Formacionet e mundshme

ChelseaMendy; Azpilicueta, Silva, Koulibaly; Loftus-Cheek, Jorginmho, Kovacic, Cucurella; Havertz, Mount; Sterling; 

ArsenalRamsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus; 

ParashikimiChelsea 1-2 Arsenal

Të ngjashme