Real Madridi i Zinedine Zidane sonte ka një test shumë të vështirë në fushën e vetë.
Madreilenët do të ndeshen me Atalantat në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Përballja e parë e luajtur në Bergamo përfundoi me fitoren e Realit me rezultat 1:0, dhe kjo e bën favorit të madh për të ecur tutje, megjithatë për ta arritur kualifikimin i duhet shumë punë.
Atalanta, edhe pse jo me shumë përvojë në këtë kompeticion deri tash është treguar rival shumë i fortë dhe i tillë pritet të jetë edhe sonte në këtë sfidë që nis nga ora 21:00.
Në të njëjtën kohë luhet edhe takimi tjetër Manchester City – Borussia Monchengladbach. City i Pep Guardiolas me një këmbë është në gjysmëfinale pasi takimin e parë e fiti me rezultat 2:0. Kjo ndeshje ashtu si edhe ajo e para luhet në terren neutral në stadiumin “Puskas” në Hungari për shkak të situatës me variantin e ri të koronavirusit që u shfaq në Angli. /Demokracia.com