Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje mjaft interesante, shkruan Demokracia.com.
Atalanta do të jetë nikoqire e Real Madridit në ndeshjen e 1/8 së finales në Champions League, ku pritet një përballje shumë joshëse.
Skuadra e Zidanes ka udhëtuar drejt Italisë me shumë mungesa dhe kjo e vështirëson punën e “mbretërve” të Spanjës.
Takimi tjetër është ai që zhvillohet ndërmjet Borussia Monchengladbachit dhe Manchester Cityt, me këta të fundit që po kërkojnë fitoren e 19-të radhazi.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.
Vlen të theksohet se me këto ndeshje mbyllet faza e parë e 1/8 e finales dhe më pas vazhdohet me ndeshjet e kthimit. /Demokracia.com