Kanë përfunduar dy ndeshjes e mbrëmjes së sotme të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Real Madrid rikthehet në Spanjë si triumfues pasi e ka mposhtur me rezultat minimal 0:1, Atalantën.
Skuadra italiane pati shumë vështirësi në këtë takim pasi nga minuta e 17-të luajti me një lojtar më pak kur Remo Fouler u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje si lojtar i fundit.
Ka qenë Mendy që ka shënuar një gol të bukur për ekipin Zinedine Zidane që shënoi në minutën e 86-të, për ta afruar kështu skuadrën madrilene më afër çerekfinales.
Në takimin tjetër ndërmjet Borussia Monchengadbach – Manchester City që u zhvillua në terren neutral ka shënuar fitore me rezutat 0:2 dhe pothuaj e ka siguruar kualifikimin.
Ka qenë Bernardo Silva e Gabriel Jesus që ka shënuar gol në stadiumin “Puskas Arena” në Hungari për t’i dhënë fitore të madhe skuadrës së Pep Guardiolas. /Demokracia.com