Sport
Challandes tregon për problemet me Leart Paqaradën dhe Bernard Berishën
Demokracia
12:35 | 30 Gusht 2021

Share:

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur sot një konferencë para nisjes së stërvitjeve për ndeshjet e shtatorit ku kombëtarja jonë përballet me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën.

Gjatë konferencës ai foli edhe për dyshen Leart Paqarada dhe Bernard Berisha që u lanë jashtë ekipit për këto grumbullime, transmeton Demokracia.com.

“Leart Paqarada ka vendosur mos të vije në ekip, sjellja e tij e ka treguar tashmë këtë. Mua më pëlqen Paqarada, por ai ka vendosur”, ka zvicerani.

“Nëse ai konsideron e është momenti për të diskutuar, atëherë do të tentojmë të diskutojmë dhe të flasim për situatën”.

Strategu zviceran po ashtu është pyetur edhe për Bernard Berishën dhe situata e krijuar, pasi lojtari nuk është ftuar për ndeshjet e shtatorit.

“Është e njëjta situatë edhe më të. Ai nuk ndihet mirë. Por, unë nuk ndryshojë. Ai dëshiron të ketë garancion për pozicionin e tij në ekip, por nuk mund t’i garantojmë askujt se mund të luajë rregullisht”, ka shtuar më tej Challandes. /Demokracia.com

Të ngjashme