Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shpreh i kënaqur me fitoren e sontme.
“Ishte fitore e rëndësishme pas rezultateve të këqija që kemi pasur kohëve të fundit”, ka thënë Challandes në “RTK”, përcjell Demokracia.com.
“Kemi bërë edhe disa gabime, por kemi bërë aksione të mira dhe kemi shënuar fitore të rëndësishme”, tregoi trajneri zviceran.
“Po, Vojvoda mund të vazhdojë të luajë si qendërmbrojtës, pas mungesave të Rrahmanit dhe suspendimit të Dresheviqit. Ndaj Suedisë do të jetë mjaft e vështirë”, shtoi ai. /Demokracia.com