COVID-19KosovaSot:7Të gjitha:107,578|Bota 176,485,321
Prishtina 19 °C
Sport
Challandes para përballjes me Gambinë: Na pret ndeshje e fortë por ne jemi gati për ta dhënë më të mirën
Demokracia
21:48 | 10 Qershor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Infektohen edhe 7 persona me koronavirus, vdes ... 7 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa ka ...

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antali para miqësores së radhës kundër Gambisë, e cila zhvillohet nesërmbrëma në orën 19:00.

Atëmosfera në ekipin e Kosovës duket e mirë derisa trajneri Challandes ka thënë se janë gati për edhe pse e dinë se i pret një ndeshje shumë e fortë, shkruan Demokracia.com

“Ne kemi luajtur kundër Guinesë. Ishte ekip i mirë, lojë e mirë. Nuk ishte lojë e lehtë për ne. Tani do të luajmë kundër Gambisë. Kemi këtu në Turqi disa ekipe tjera të Afrikës si Togo, Nigeri dhe i kemi parë rezultatet e tyre. Gambia ka fituar kundër Guinesë. Kjo do të thotë se Gambia është po ashtu një ekip shumë i mirë, i fortë. Ata fituan 1:0. Për ne do të jetë një tjetër ndeshje interesante dhe e vështirë. Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera”, ka thënë Challandes duke shtuar.

“Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë. Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur. Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe sot stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë. Ata janë të gatshëm për të luftuar dhe nëse duhet të ndryshojmë deri në gjashtë lojtarë, ne do ta bëjmë. Do ta shohim se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresoj që ne ta luajmë futbollin tonë, të provojmë të qëndrojmë mirë në mbrojtje dhe të kemi ndoshta edhe posedimin e topit e të provojmë të krijojmë më shumë mundësi shënimi. Kundër Guinesë ishte mirë. Do të provojmë edhe nesër të luajmë ndeshje të mirë. Duhet të jetë për secilin lojtar një eksperiencë e mirë këtu në Turqi”, përfundoi tekniku kosovar.

Demokracia.com është afër ekipit kombëtar në Antalia dhe gjitha detajet e ndeshjes do t’I sjellë drejtpërdrejtë nga stadiumi në qytetin Side ku edhe luhet ndeshja. /Demokracia.com

 

Të gjitha