Sport
Challandes justifikohet pasi nuk e ftoi Dakun: Kam lojtarët që mendoj se janë më të mirët
Demokracia
18:24 | 23 Mars 2021

Share:

Pas zhvillimit të seancës së parë stërvitore, Kosova është duke e mbajtur një konferencë për shtyp.

Në këtë konferencë për shtyp janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Valon Berisha, raporton Demokracia.com.

Pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar nga Challandes, u bë bujë e madhe për mosftesën e Mirlind Dakut të Ballkanit.

Ndërkaq, për këtë vendim, Challandes është justifikuar në mënyrën e tij.

https://www.facebook.com/watch/?v=282332613269336

“E kam thënë edhe më herët se nuk është problem Superliga e Kosovës. E kam shikuar Dakun duke luajtur në disa ndeshje”, ka thënë Challandes.

“Daku është futbollist i mirë, por i ri për Kosovën. Ka konkurrencë brenda skuadër, ai ishte me ne edhe vitin e kaluar”, tregoi ai.

“Ai mund të jetë pjesë e Kosovës në të ardhmen, kam lojtarët që mendoj se janë më të mirët”, theksoi trajneri zviceran.

Kujtojmë se nesër (e mërkurë), Kosova luan ndeshjen miqësore me Lituaninë, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës. /Demokracia.com

Të ngjashme