Sport
Challandes i ashpër: Lojtarët duhet ta duan kombëtaren, nëse nuk janë të kënaqur që janë në bankinë nuk guxojnë ta shqetësojnë grupin
Demokracia
11:48 | 30 Gusht 2021

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp para fillimit të stërvitjeve për tri ndeshjet e shtatorit ku Kosova luan me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën, shkruan Demokracia.com.

Trajneri zviceran i bankinës së Kosovës ka thënë se tek Kosova duhet të ndryshojë mentaliteti dhe se këtë do ta kërkojë qysh në takimin e parë.

“Kam më shumë se tri vite që jam te Kosova dhe e di shumë mirë çfarë mund të japin këta futbollistë dhe çfarë potenciali kanë ata. Unë e di ku mund t’i “provokojë” që të kërkojë më të mirën nga ta. Në këtë aspekt duhet ndryshuar dhe unë do të kërkojë të bëhet kjo menjëherë. Lojtarët duhet ta pranojnë situatën, nëse nuk janë të kënaqur që janë në banklin nuk guxojnë ta shqetësojnë grupin por ta pranojnë situatën si duhet. Ata nuk luajnë për mua por për Kosovën, këtë duhet ta dinë”, ka thënë Challandes, i cili sot nga ora 19:00 do ta mbaje stërvitjen e parë të Kosovës e cila zhvillohet në stadiumin e Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme