Dua Lipa me familjen dhe të dashurin po shijonë ditët e nxehta të fundkorrikut në jug të Shqipërisë. Pas takimit që bëri në Tiranë me krerët e vendit dhe pas vizitës në kopshtin që po ndërtohet me kontributin e saj, Dua u nis për në jug, aty ku të gjithë po vërshojnë për t’iu larguar të nxehtit përvëlues.
Edhe Greg Rama, djali i Kryeministrit, është gjendur në jug këto ditë të nxehta. Sot, ai ka takuar këngëtaren e famshme dhe ka përfituar nga rasti për të bërë një foto me të.
“Kemi mundësi dhe për më mirë @dualipa”, – shkruan Gregu mbi imazhin e postuar dhe, me sa duket, i referohet fotos.
Dhe rrjetit, kaq iu desh. Të shumta kanë qenë komentet për pamjen natyrale të Duas, pa grim, aq sa nuk mungon as debati virtual, por janë po ashtu të shumta edhe përshëndetjet që këngëtarja e famshme zgjedh bregdetin tonë për të kaluar pushimet së bashku me të afërmit e saj.
Për ju si duket Dua pa grim? Më e mirë apo jo edhe aq sa e prisnit?
https://www.instagram.com/p/CR3x7uejdnD/?utm_source=ig_web_copy_link