Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 37-të dhe surprizën më të madhe ia përgatiti partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e cila e di se sa dashamirës i pasionuar i veturave është, ndaj i shtoi garazhit një tjetër veturë e re e shtrenjtë.
Gjegjësisht, Georgina i bleu Ronaldos një xhip, ashtu si dy vite më parë. Këtë herë edhe më e madhe dhe më e shtrenjtë.
Më pas ajo i bleu atij një Mercedes G-Wagon me vlerë 110,000 euro, dhe tani një Cadillac Escalade me vlerë rreth 180,000 euro ka mbërritur në garazhin e Ronaldos.
Georgina e nxori Ronaldon nga shtëpia te vetura që ishte e parkuar në oborr dhe Ronaldo u ngjit menjëherë pas timonit, për të takuar “kafshën e tij të re”./Demokracia.com/