Lajme
Çfarë thotë Lul Raka rreth variantit të ri të koronavirusit?
Demokracia
22:02 | 06 Shkurt 2021

Share:

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale, duke folur për paraqitjen e “variantit britanik” të Covid-19.

Në një intervistë për Rtv21, Raka ka apeluar edhe një herë qytetarët që t’u përmbahen masave, raporton Demokracia.com.

“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.

Kujtojmë se javën e kaluar në Kosovë janë paraqitur tri rastet e para pozitive me variantin e ri të koronavirusit.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se të gjithë personat e infektuar me variantin britanik janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë shëruar nga virusi./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RTV21live/videos/vb.677761332321676/236257758151225/?type=3&theater

Të ngjashme