Lajme
Çfarë shkruhej rreth teatrit të bombarduar në Mariupol?
Demokracia
23:17 | 16 Mars 2022

Share:

Një imazh satelitor i kapur dy ditë më parë nga Maxar tregon se në të dyja anët e teatrit të Mariupol shkruhej me shkronja të mëdha në gjuhë ruse fjala “fëmijë”.

Siç u raportua më herët, zyrtarët lokalë thanë se teatri po përdorej nga qindra civilë si strehë, përpara se të bombardohej këtë të mërkurë nga forcat ruse.

 

Sipas zyrtarëve ukrainas, ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe cinik i avionëve luftarakë rusë, megjithatë detajet për këtë sulm nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes ruse e ka mohuar sulmin në fjalë.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025