Sport
Çfarë shkroi Aro Muriq në rrjetet sociale para ndeshjes Kosovë – Suedi?
Demokracia
21:48 | 28 Mars 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Pas 45 minutash, Suedia është në epërsi 0:2 ndaj Kosovës me golat e Claesson (’13) dhe Isak (’35).

Në këtë ndeshje në portë nuk është Arijanet Muriq te Kosova, pasi ishte përjashtuar në ditën e parë të grumbullimit për arsye disiplinore.

Por, para ndeshjes, ai mbështeti bashkëkombësit e tij duke shkruar në rrjetet sociale: “Forca Kosova”.

Kosova e ka nisur sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B. /Demokracia.com

 

Të ngjashme