Lajme
Çfarë rrjedhe po merr lufta? Forcat ukrainase: E kemi sërish një qytet kyç
Demokracia
11:04 | 07 Mars 2022

Share:

Forcat ukrainase kanë rimarrë një qytet kyç, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat mbrojtëse kishin marrë Chuhuiv nga kontrolli rus dhe u shkaktuan humbje të mëdha njerëzve të Putinit.

Në betejë u vranë dy komandantë rusë të rangut të lartë. Shtabi i Përgjithshëm tha në Facebook: “Në rrjedhën e armiqësive, qyteti i Chuhuiv u çlirua.

Okupatorët pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje. Nënkoloneli Dmitry Safronov, komandanti i Brigadës së 61-të të Veçantë Detare të Forcave të Armatosura Ruse, dhe nënkoloneli Denis Glebov, Zëvendëskomandant i Brigadës së 11-të të Sulmit Ajror të Veçantë të Forcave të Armatosura Ruse, u vranë.

Chuhuiv, një qytet me rreth 30,000 banorë në verilindje të Ukrainës, ishte një nga të parët që u pushtua nga rusët.

Një bllok apartamentesh në qytet u granatua rëndë një javë më parë, e po ashtu ditët të para të sulmeve një grua u kap ne foto teksa kishte fytyrën e saj të fashuar dhe të gjakosur duke u bërë një nga imazhet më virale deri tani.

Të ngjashme