Lajme
Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK-ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit – Flet Pal Lekaj
Demokracia
23:48 | 27 Janar 2023

Share:

Deputeti Pal Lekaj ka konfirmuar se AAK-ja është ftuar nga ambasada amerikanë në Kosovë për takimin e 31 janarit që pritet të diskutohet Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se AAK-ja do ta bëjë të qartë qëndrimin e tyre për Asociacionin, e që thotë se do të kundërshtojnë çdo Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bën jofunksional shtetin e Kosovës.

“Po, sa i përket ftesës nga ambasada e SHBA’së, AAK ka ftesë dhe do të marrim pjesë. E kemi vlerësuar si pozitive ftesën nga ambasada amerikane. Do të japim kontributin tonë dhe qëndrimin tonë sa i përket Asociacionit.

AAK sa i përket asociacion e kemi të qartë qëndrimin tonë, sepse nuk sugjerojmë të nënshkruhet një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e e bën jofunksional shtetin e Kosovës”, tha Lekaj.

Po ashtu, deputeti i AAK-së beson që SHBA-të do të pranojnë krijimin e një asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Sa i përket formimit të asociacionit dhe sugjerimet të miqve tanë ndërkombëtarë, nuk mendoj që SHBA-të pranojnë një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bëjnë jofunksional shtetin e Kosovës. Nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe që është në kundërshtim me kushtetutën”, shtoi tutje Lekaj.

Të ngjashme