ShowBiz
Çfarë projekti po paralajmëron Ghetto Geasy? Reperi shfaqet me veshje tradicionale shqiptare
Demokracia
22:11 | 22 Prill 2025

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka paralajmëruar një projekt të ri që premton të sjellë diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim prej tij.

Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën e re, e cila sipas të gjitha gjasave titullohet “Unë”.

Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe publikut të gjerë është paraqitja e tij e pazakontë — Ghetto Geasy është shfaqur i veshur me kostume tradicionale shqiptare, një stil që nuk e kemi parë më parë në projektet e tij të mëparshme.

 

Kjo zgjedhje artistike lë të kuptohet se kënga e re do të ketë një theks të veçantë kulturor dhe emocional, duke ndërthurur elementet moderne të hip-hop-it me trashëgiminë kombëtare shqiptare.

Publikimi i këtij projekti është planifikuar për datën 25 prill dhe pritshmëritë siç duket janë të larta. Fansat tashmë po shprehin entuziazmin e tyre, sipas komenteve të shumta.

Të ngjashme