Lajme
Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë
Demokracia
07:54 | 22 Tetor 2022

Share:

​Ngjarjet e datës 22 tetor:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon testin me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri, 07:00 – 12:00)

Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot nis punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini pret në kabinetin e tij një delegacion nga Gjermania, në krye me kryetarin e Komunës së Goppingen, Alexander Maier. (Ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me temë “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. ( Zyret e GLPS-së, rr. Rexhep Luci, 16/1, përballë Kino ABC, ora 10:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e këshillit të organizatës gratë për Vetëvendosje. (Hotel Grand, ora 11:00)

Mbahet Kampionati individual i Kosovës në boks. (Pallati i Sporteve “Adem Jashari”, Obiliq, ora 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e këshillit të organizatës rinia për Vetëvendosje. (Hotel Grand, ora 16:30)

Mbahet Festivali Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. (Libraria “Altera”, në Prizren, ora 20:00)

Të ngjashme