ShowBiz
Çfarë pritet të ndodhë në natën e parë të BBV Kosova?
Demokracia
21:09 | 29 Nëntor 2022

Share:

Spektakli televiziv Big Brother Vip Kosova do të fillojë së shpejti. 5 dhjetor është data kur shtëpia më e madhe në Kosovë do të fillojë transmetimin.

Gjatë kësaj nate do të futen edhe banorët e parë, ndërkohë përflitet se disa ndër banorët janë Shota Baraliu, Mc Beka, Getinjo etj.

Nata e 5 dhjetorit do të jetë e mbushur me befasi nga më të ndryshmet dhe do të jetë super spektakolare.

Kasti i shtëpisë do të ofrojë për publikun dimensione të ndryshme të personaliteteve të tyre dhe do të ju prezantojë me anë të karakterit, të cilin ju nuk keni pasur rastin t’ua njihni më parë.

Big Brother Vip Koosva do të drejtohet nga moderatori Alaudin Hamiti dhe aktorja onida Vokshi, ndërsa për t’i diskutuar ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth Big Brother VIP Kosova, do të përkujdeset prezantuesja e njohur, Elita Rudi.

Opionistët e këtij edicioni do të jenë ish-missi Afërdita Paçarada dhe gazetari Olti Curri./Paparaci.com

Të ngjashme