Lajme
Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë
Demokracia
06:49 | 13 Qershor 2022

Share:

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë publikon udhëzuesin për dizajnimin e strategjisë “Drejt një strategjie kombëtare të drejtësisë tranzicionale për Kosovën”. Flasin Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë dhe Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Shtëpia e Evropës Prishtinë, orën 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Mbahet debati me temën “Kosova në rrugën drejt Këshillit të Evropës – sfidat dhe shanset”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 11:00)

Shoqata Iniciativa e Pavarur e të Verbërve Gjakovë promovon librin “Përjetime dhe arritje”. (Biblioteka “Ibrahim Rugova” pranë Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” Gjakovë. (Ora 11:00)

OJQ “Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike” mban konferencën përmbyllëse “Ballafaqimi me të kaluarën – Personat e pagjetur”. (Mitrovicë e Veriut, ora 11:00-13:00)

Mbahet “Festivali ndëretnik”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00-14:00)

Të ngjashme