Lajme
Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë
Demokracia
07:12 | 22 Mars 2022

Share:

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 22 mars 2022:

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezanton raportin e saj të fundit të Tranzicionit 2021-2022. (Banka Qendrore e Kosovës, ora 9:30)

–  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe formimi i grupit punues si dhe njoftohet lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve që janë në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

–  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton Planin e Performancës për vitin 2022 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit si dhe shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:30)

– Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

– Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug organizon sesion informues lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për bizneset ekzistuese dhe për ndërmarrësit e rinj. (Salla e asamblesë komunale, ora 13:00)

–  Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Ankesën nga Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë përkatësisht nga Sekretari i kësaj Sindikate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Kombëtarja U21 mban konferencë për media. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 14:00)

– Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U17. (Kampi Nacional në Hajvali, fusha sintentike, ora 15:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares A. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

– Hapet ekspozita “Babylonian Vision ”, nga artistja Nora Al-Badri. (Galeria 17, rr. Henrik Bariç, nr.10, Prishtinë, ora 19:00)

 

Të ngjashme