Lajme
Çfarë pritet të ndodh në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden?
Demokracia
17:18 | 20 Janar 2021

Share:

Ja se çfarë po presim të ndodhë gjatë përurimit në orën e ardhshme, raportojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com

Në orët në vijim, gjatë inaugurimit të Presidentit Biden, në SHBA, pritet të ndodhin këto pika ceremoniale:

 

Biden dhe Harris tashmë kanë mbërritur në Shkallët e Frontit Lindor të Kapitolit, në anën e kundërt të ndërtesës që u sulmua nga protestuesit pro-Trump dy javë më parë.

 

Ata u përshëndetën nga zyrtarë përurues.

 

Jimmy Carter, tani në të 90-at, është i vetmi president i gjallë – përveç Trump – i cili nuk po merr pjesë.

 

Rreth orës 11:30,sipas orës në Washington (sipas orës locale 16:30), lutja e thirrjes bëhet nga Atë Jezuit, Leo O’Donovan.

 

Lady Gaga më pas do të këndojë Himnin Kombëtar.

 

Harris do të betohet si nënkryetar rreth orës 16:35(sipas orës lokale).

 

Do të ketë performance muzikore, nga Jennifer Lopez.

 

Biden dhe familja e tij do të prezantohen.

 

Ai do të betohet në orën 16:45 (sipas orës lokale)

 

Biden mban fjalimin e tij përurues, i cili pritet të jetë rreth 20 minuta i gjatë.

 

Një poezi do të lexohet nga Amanda Gorman para se zyrtarët të fillojnë të largohen nga Kapitoli./Demokracia.com

Të ngjashme