Lajme
Çfarë pritet të diskutohet sot në mbledhjen e KQZ-së?
Demokracia
10:55 | 30 Janar 2021

Share:

Pas vendimit të Gjykatës Supreme do të bëhet certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike për të cilat ka urdhëruar ky institucion dhe PZAP-i.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e partive ndaj vendimit të PZAP-it, sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë, raporton Demokracia.com

Një ditë pas këtij vendimi, KQZ pritet që sot të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i kandidatëve për të cilët kanë urdhëruar këto dy institucione.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme do të bëhet certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike për të cilat ka urdhëruar PZAP-i dhe Gjykata Supreme.”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se Gjykata Supreme gjatë së premtes ka marrë vendim që të mos i certifikojë disa kandidatë për deputetë, e në mesin e tyre janë Albin Kurti e Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq në AAK, është certifikuar vetëm një prej kandidatëve për të cilët ishte dërguar ankesa, e që bëhet fjalë për Shemsedin Dreshaj.

Sa i përket Nismës Socialdemokrate, Supremja e ka refuzuar ankesën e këtij subjekti politik duke mos i lejuar 12 kandidatë të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky institucion ka vendosur po ashtu edhe për ankesat e PAI dhe NDS./Demokracia.com

LEXO edhe:

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me partitë që u ankuan për vendimin e PZAP-it

Të ngjashme