Lajme
Çfarë po ndodhë me negociatat e paqes mes Rusisë e Ukrainës?
Demokracia
10:27 | 19 Mars 2022

Share:

Përparimi drejt bisedimeve të paqes është shumë i rëndësishëm po aq sa edhe i vështirë. Flamuri ukrainas po valëvitet kudo për shkak të pushtimit të vendit nga forcat ruse, shkruan BBC.

Arkivolet janë të mbështjellë më flamurin e Ukrainës, dhe ky flamur po valëvitet edhe në kryeqytetet anembanë botës. Ky është sfondi i këtij momenti ku ukrainasit shpresojnë se do të ketë një shpresë drejt paqes.

Mbrëmë gjatë një fjalimi presidenti Zelensky tha se ka ardhur koha për t’u takuar dhe për të biseduar.

“Unë dua të më dëgjojnë të gjithë, veçanërisht në Moskë, duke e ditur që njerëzit në Rusi nuk po e dëgjojnë historinë e plotë për shkak të ligjeve të reja të medias dhe represionit,” tha ai.

Por ka një dritë jeshile në bisedimet me ndërmjetës si Turqia, pasi presidenti Putin ka pranuar të takojë Zelensky. Por Putin, në daljen e tij publike që nga fillimi i pushtimit një muaj më parë tha se do të zbatojë të gjitha planet.

Pikëpyetja që kishin të gjithë përpara pushtimit, edhe që kanë ende sot e kësaj dite, është se cili është plani i Putinit në Ukrainë?

Sidomos tani, pasi Rusia ka pësuar kaq shumë humbje dhe plani i tij nuk po shkon ashtu siç ai priste. Minimumi që ai duhet të bëjë është të garantojë siguri për njerëzit në Ukrainën lindore, të cilën, ai i ka njohur si si shtete të pavarura, gjithashtu edhe për Krimenë.

Të ngjashme