Sport
Çfarë po ndodh te Bayern Munich: Edhe një tjetër lojtar i pavaksinuar infektohet me COVID-19
Demokracia
18:00 | 24 Nëntor 2021

Share:

Mbrojtësi i krahut të Bayern Munichut, Joshua Kimmich raportohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se edhe Kimmich ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimet e kryera sot, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi gjerman thuhet se tashmë veçse është izoluar.

Vetëm disa orë më parë, “Bavarezët” njoftuan zyrtarisht se Choupo Moting rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kimmich dhe Moting janë dy lojtarët e Bayern Munichut që nuk janë vaksinuar kundër virusit famëkeq. /Demokracia.com

Të ngjashme