Lajme
Çfarë po ndodh në Rusi?
Demokracia
13:35 | 26 Janar 2021

Share:

Të shtunën më shumë se 3,000 njerëz u arrestuan nga policia ruse gjatë protestave në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Dhjetëra mijëra vlerësohet se kanë marrë pjesë në demonstrata, duke sfiduar praninë e policisë në një nga tubimet më të mëdha mbarëkombëtare kundër Kremlinit në vitet e fundit.

Përveç temperaturave nën zero, protestuesit u përballën me rrahje nga policia e trazirave ndërsa ata brohorisnin në Sheshin Pushkin të Moskës dhe marshonin drejt burgut ku po mbahej Navalny.

Sipas organizatës së pavarur të vëzhgimit të tubimeve OVD Info, protestat përfshinin 111 qytete dhe zona të ndryshme kohore në të gjithë vendin. 1,200 veta u arrestuan vetëm në kryeqytet.

Mbështetësit e Navalny, një nga kritikët më të shquar të Presidentit Vladimir Putin, bënë thirrje për demonstrata pas arrestimit të tij të dielën e kaluar.

Duke u kthyer nga Berlini, ku ishte shëruar nga një sulm gati-fatal i agjentit nervor, ai u mor nën kontrollin e pasaportës dhe u akuzua për shkelje të lirimit me kusht.

Autoritetet ruse po kërkojnë burgim të gjatë për Navalny, sipas Bloomberg. Në një deklaratë nga burgu – shpërndarë përmes Moscow Times – Navalny thotë se përpjekjet për ta burgosur janë të motivuara politikisht.

Njerëzit poashtu kanë nisur lëvizje në internet për të mbrojtur lirimin e Navalny dhe për të rritur ndërgjegjësimin për demonstratat e IRL.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në mediat sociale pas protestës së së shtunës tregojnë aktivistët që godasin policinë e trazirave dhe automjetet ruse me topa bore.

Videot virale të TikTok, ndërkohë, tregojnë protestuesit që praktikojnë thekset e tyre amerikane, duke mësuar fraza të tilla si “Unë do të telefonoj avokatin tim!” në përpjekje për të shmangur arrestimin.

Përpara protestave të kësaj fundjave, grupi aktivist Pussy Riot gjithashtu publikoi një video se çfarë të bësh nëse arrestohesh në një demonstratë ruse. “Paraburgimi është një përvojë e pakëndshme”, thotë Nadya Tolokonnikova e grupit punk dhe të protestës, duke shtuar se është shpesh e paligjshme në rastin e aktivistëve politikë. “Nëse dini si të silleni kur arrestoheni,” shton ajo, “mund të mos jetë një përvojë kaq traumatike.”

“Unë nuk jam avokate e as ekspe, por kam shumë përvojë të dorës së pare në paraburgime”.

Në 2012, Tolokonnikova u dënua me dy vjet burg së bashku me Maria Alyokhina dhe Yekaterina Samutsevich, për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.

Ajo ishte gjithashtu e përfshirë në organizimin e protestës së Kupës së Botës 2018 kundër “organizimit dhe mbajtjes së ngjarjeve publike pa njoftim paraprak me shkrim”.

 

Të ngjashme