Lajme
Çfarë po ndodh në Hagë? Dëshmitarja del dhe hyn sërish në seancën plotësisht të mbyllur
Demokracia
12:52 | 11 Prill 2023

Share:

Në seancën e sotme ku është ftuar të dëshmojë një grua e panjohur si dëshmitare e parë nuk është e qartë se çfarë po ndodh.

Procesi nisi me transmetim për shikuesit vetëm derisa dëshmitarja lexoi betimin se do të flasë vetëm të vërtetën në gjyq dhe deklaratës se është intervistuar dy herë në Prishtinë nga gjykata speciale dhe më pas procesi po vazhdon në fshehtësi.

Kishte edhe një përballje argumentesh mes mbrojtjes dhe prokurorisë rreth rregullave dhe procedurave të dëshmisë së gruas së panjohur dhe më pas seanca u mbyll për më shumë se dy orë gjysmë.

Kur u bë rikthimi live në seancë u kuptua se dëshmitarja ka dalë nga seance, ku nuk dihet pse dhe për sa kohë dhe u është kthyer sërish, por nuk dihen arsyet për këtë.

Gjykatësi ka paralajmëruar se ajo do të merret në pyetje për katër ditë pune nga prokuroria dhe mbrojtja.

Në disa fjali të shkurtra, me figurë dhe zë të mbuluar, dëshmitarja foli rrjedhshëm në gjuhën shqipe.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024