Sport
Çfarë po ndodh me legjendën e boksit? Mike Tyson tregon për sëmundjen e tij: Ndonjëherë nuk mund të eci
Demokracia
19:53 | 21 Shtator 2022

Share:

Imazhet e fundit të Mike Tyson kanë trembur jo pak fansat. Ish-kampioni i botës në boks u fotografua në një karrige me rrota, me një bastun si mbështetje.

Pamje shqetësuese që kanë bërë xhiron e botës, duke shkaktuar shqetësimin e fansave të legjendës.

Nëse në atë kohë TMZ raportonte se “nuk ishte asgjë serioze”, The Mail donte të qetësonte të gjithë: problemi që po prek Tyson është një shpërthim i dhimbjes së nervit shiatik, i trajtuar tashmë në të kaluarën. Me pak fjalë, një problem i vjetër.

Në një intervistë për “Newsmax TV”, Tyson sqaroi gjithçka në lidhje me shëndetin e tij.

“Unë kam dhimbje të nervit shiatik herë pas here. Kur ndodh, unë nuk mund të eci. Falë zotit është i vetmi problem shëndetësor që unë kam. Tani unë jam më mirë”, është shprehur Mike Tyson./Demokracia.com/

Të ngjashme