Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ambasadori i Rusisë në Beograd, është parë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka pyetur se pse ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes shkuan atje.
“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë. /Demokracia.com/
What is the Russian Ambassador in Belgrade doing patrolling the border between #Kosovo and #Serbia.
Why is he there with the Serbian Minister of Defense? pic.twitter.com/nzNqWv9DBY
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) September 26, 2021