Sport
Çfarë paraqitje, Daku me gol dhe asist në debutim te Rubin Kazan
Demokracia
19:29 | 22 Korrik 2023

Share:

Mirlind Daku ka pasur debutim ëndrrash te skuadra e re, Rubin Kazan.

Elita e futbollit rus e nisi këtë fundjavë sezonin e ri, teksa Rubin Kazan luajti 2:2 ndaj Lokomotiv Moscow.

Mirlind Daku pati një paraqitje spektakolare, duke realizuar dhe asistuar në këtë ndeshje.

Fillimisht, sulmuesi kosovar realizoi me kokë qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Megjithatë, ekipi i tij nuk arriti ta ruante epërsinë në dy rastet dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

Mirlind Daku luajti për 75 minuta në këtë përballje.

Të ngjashme