Donald Trump iu bashkua miliona amerikanëve që dolën për të votuar të martën, ndërsa ai hodhi votën e tij për zgjedhjet kritike të mesmandatit të 2022-tës
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur jashtë qendrës së votimit në Palm Beach në Florida, ku votoi së bashku me bashkëshorten Melania.
Ai për gazetarët ka thënë: “Do të jetë natë e madhe”.
Derisa, i pyetur nëse do të kandidojë sërish për president të SHBA-së pas dy vjetëve, Trump ka thënë: “Të martën do të jetë natë e entuziazmuar për shumë njerëz”.
“Pavarësisht se për kë votoni, duhet të votoni. Këto do të jenë një zgjedhje shumë e rëndësishme” – tha ndër tjerash ai.
Në Arizona është raportuar nga zyrtarët se ka telashe me makina të votimit. Ndërkohë për shkak një gabimi është shtyrë afati i fundit për votimin me postë në Georgia.