Lifestyle
Çfarë nuk duhet të lajmë në rrobalarëse?
Demokracia
10:17 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Do të bëni më shumë dëm sesa dobi

Ekspertët theksojnë se rrogozat në banjë apo ato që i mbajmë para derës së hyrjes në rrobalarëse nuk i lajmë.

Thithin shumë ujë dhe rëndohen shumë, aq sa makina nuk e duron dot, sepse nuk është bërë për gjëra të tilla që kanë peshë aq të rëndë.

Gjithashtu, centrifuga bëhet më e vështirë, kështu që pajisja nuk mund të bëjë rrotullime të duhura, përcjell Telegrafi. Kështu që vetë rrobalarësja shkatërrohet – shpjegon tekniku ekspert për riparime të pajisjeve elektrike, transmeton MSN.

Përveç kësaj, shton ai, rrogozat shpesh kanë një bazë gome për t’i mbajtur në dysheme, dhe ajo prishet gjatë larjes dhe bllokon pompën e kullimit.

Këshillohet që këto sende të lahen me dorë.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024