Ka zbardhur dita e nëntë e luftës në Ukrainë.
Luftimet kanë vazhduar të intensifikohen në qytetet kryesore, ndërkohë që më shumë se një milion njerëz kanë ikur në vendet fqinje në eksodin më të shpejt të refugjatëve këtë shekull.
Ja çfarë ndodhi gjatë natës:
Është shuar zjarri në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Objekti u godit nga “granatimet e vazhdueshme të armikut”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë për “terror bërthamor” dhe më herët paralajmëroi një shpërthim në termocentral mund të nxisë “evakuimin e Evropës”.
Granatimet ndërprenë furnizimin me energji dhe ujë në një qytet kyç në bregun e Detit të Zi, Mariupol. Zyrtarët në qytetin e rrethuar thonë: “Po shkatërrohemi”.
Ukraina thotë se ka arritur “mirëkuptim të përbashkët” me Rusinë për evakuimin e civilëve, me armëpushim të mundshëm të përkohshëm – gjatë bisedimeve të paqes.
Një milion refugjatë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje që nga fillimi i luftës me Rusinë. OKB thotë se ky numër ka të ngjarë të arrijë katër milionë.
Rusia thotë se ka “kontroll të plotë” të qytetit port jugor Kherson – zona e parë e madhe që bie që nga fillimi i pushtimit. Ukraina e ka kundërshtuar këtë pretendim./Klan Kosova/