Lajme
Çfarë ndodhë nëse ka sukses pushtimi i Ukrainës? Kryeministri britanik bën paralajmërimin e frikshëm
Demokracia
14:57 | 19 Mars 2022

Share:

Një epokë e re e frikësimit fillon nëse presidenti rus, Vladimir Putin ia del ta pushtojë Ukrainën. Kështu ka deklaruar kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Së fundi në një deklaratë, Johnson ka thënë se bota ndodhet në një “pikë kthese”, përcjell Demokracia.com.

“Fundi i lirisë për Ukrainën, nënkupton që nuk do të ketë kurrfarë shprese për liri në Gjeorgji dhe Moldavi. Nënkupton fillimin e një epike të frikësimit përgjatë gjithë Europës Lindore, nga Baltiku deri në Detin e Zi”, ka thënë ai.

Johnson mes tjerash ka shtuar se nëse Putin e pushton me sukses Ukrainën, kjo do të jetë një pikë kthese për botën.

Vlen të përmendet se Johnson disa herë e ka konsideruar “kriminel lufte” Putinin, derisa e ka krahasuar edhe me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq./Demokracia.com/

Të ngjashme