Lajme
Çfarë lloje të perdeve bleu Ministria e Xhelal Sveçlës që i kushtuan mbi 42 mijë euro
Demokracia
08:00 | 16 Korrik 2022

Share:

Mbi 42 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Xhelal Sveçlën, për blerjen dhe montimin e perdeve. Por, çfarë lloj perdesh bleu kjo ministri që i kushton aq shtrenjtë?

Sipas dosjes së tenderit, MPB-ja ka blerë 3 mijë e 700 perde vertikale (paluese) dhe 100 perde rollne për objektet e saj.

Të dy këto lloje perdesh ishin kërkuar të ishin të cilësisë së lartë dhe me elementet që kërkoheshin, derisa caktimi i ngjyrës i ishte lënë në dorë menaxherit të projektit.

Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 60 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 42 mijë e 728 euro.

Tenderin e ka fituar Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi O.P”.

Kontrata është nënshkruar më 8 korrik 2022 dhe kohëzgjatja e saj është 36 muaj./Reporteri.net

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024