Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, shefja e qeverisë daneze Mette Frederiksen zbuloi se çfarë kërkoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga liderët që morën pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.
“Unë mendoj që Ukraina është shumë e qartë për mënyrën që po trajtojnë situatën dhe mesazhet që po përçon nëpërmjet Europës. Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë dhe sigurisht që Ukraina tha se ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon. Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë, ju lutem na jepni ato që na nevojiten për t’u mbrojtur”, zbuloi Frederiksen.
Sa i përket marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe SHBA-ve në këtë drejtim, ajo tha se janë në unison sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, raporton A2CNN.
“Sa u përket sanksioneve deri tani SHBA ka qenë shumë e qartë, ajo që i kërkojmë Rusisë është të bëjë atë që po bën Ukraina në tryezë, që të realizojë e gëzojë armëpushim 30 ditor. Kemi parë se SHBA është e gatshme të vendosë më shumë sanksione në tryezë nëse Rusia nuk binte dakord, ashtu sikurse ne dhe deri tani kemi parë se Rusia nuk ka qenë e gatshme. Unë këshilloj t’i hedhim sytë drejt sistemit bankar, energjisë, gazit dhe flotësia”, deklaroi ajo.