Sport
“Çfarë ka kundër nesh”  – Edhe Drenica ankohet në referim, targeton gjyqtarin me stemë të FIFA-s
Demokracia
22:15 | 12 Shkurt 2023

Share:

Edhe Drenica i është shtuar listës së klubeve të pakënaqura me ndarjen e drejtësisë në start të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj janë ankuar në gjyqtarin me stemë të FIFA-s, Genc Nuza, për ndeshjen e fundjavës kundër Llapit dhe jo vetëm, shkruan Demokracia.com.

Drenica ka pretenduar se Nuza po i dëmton në disa ndeshje, duke shtuar se ai është protagonist në vendosjen e epilogut të ndeshjes.

Skuadra nga “Bajram Aliu” pësoi disfatë nga Llapi 0:1 në kuadër të xhiros së 19-të kampionale, e zhvilluar të shtunën në Lipjan.

REAGIMI I PLOTË:

Çfarë ka Genc Nuza kundër Drenicës?

Pas analizës së bërë nga drejtuesit e klubit tonë, lidhur me ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Llapi, e zhvilluar me 11.02.2023, në kuadër të xhiros së xhiros së 19 në Albi Mall Superligën, vendosem të dalim më këtë Reagim për media.

Reagimi jonë ka të bëjë me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje Genc Nuza, i cili nuk e dim se çfarë ka kunder KF Drenicës dhe nuk e dim çfarë i pengon atij KF Drenica, sepse jo vetëm në këtë ndeshje , por në shumë ndeshje, kemi pasur verejtje në këtë gjyqtar.

Duke mos dashur që te ‘viktimizohemi’ pa nevojë, por duke parë perpjekjet e shumë donatorëve, sponsorëve, duke bërë çdo gjë që të mbahet gjallë Klubi i Futbollit ‘Drenica’ , një klub me shume traditë si klubi jonë, si dhe duke ditur veshtirësitë për të mbajtur gjallë klubin, të del një gjyqtar (i cili është recidivist) në rastin kundër klubit tonë, dhe të behet protagonist, duke vendosur epilogun e ndeshjes, kjo është e turpshme dhe e pa pranueshme për gjyqtarin me stemën e FIFA-s.

Qysh në fillim të ndeshjes u verejt tendenca e gjyqtari Nuza, ku vazhdimisht bente presion mbi lojtarët tonë, kurse ai vendosi që ta kryejë ‘punën’ qysh në minutën 11-të të ndeshjes, ku akordon një penallti totalisht inegzistente në favor të Llapit, deshmi për këtë është edhe videoja që ia kemi bashkangjitur këtij reagimi.

Është turperuese që i njejti gjyqtar pothuajse në më shumë se 10 raste ka demtuar KF Drenicën vetem në vitet e fundit, dhe kur kësaj i shtohet fakti se ai është një gjyqtar me stemë të FIFA-s atëherë na shtohet dyshimi se ky gjyqtar ka antipati për klubin tonë, pasi na ka dëmtuar në kaq shumë raste dhe kaq shumë vite me radhë.

Klubi, është duke shqyrtuar mundësinë e dergimit të shkresës për të ndaluar referimin Genc Nuzës për ndeshjet e ardhshme që do t’i zhvilloj Drenica në kampionat.

Ne shpresojmë që organët gjegjëse të FFK-së do të marrin masa ndaj gjyqtarit në fjalë, si dhe raste të tilla nuk do të perseritën më në futbollin kosovar sepse janë duke ia humbur kuptimin kampionatit gjyqtarë të tillë të cilët përcaktojnë rezultatet e ndeshjeve në Superligë./Demokracia.com/

Të ngjashme